Këto materiale konjitiv-biheviorale janë krijuar për t’u përdorur me individë dhe me grupe.

Elemente të ndryshme të procesit terapeutik CBT janë ndarë në pjesë të cilat prezantohen secila në faqe të ndryshme.

Bëni që klienti të plotësojë faqet një nga një. Mund të jetë tronditëse t’i shfaqni paketën e plotë prej shtatë faqesh njëherësh. Në të vërtetë, në shumë raste, nuk do të jetë e nevojshme që një person t’i plotësojë të gjitha faqet. Nëse ju jeni duke punuar me një fëmijë që ka probleme me shkrimin, shkruani ju ndërkohë që fëmija ju dikton nëse kjo gjë ndihmon që puna të shkojë përpara.

Përdoreni këtë material të kombinuar me materiale të tjera falas nga Joel Shaul.

Joel Shaul, LCSW

Përkthyer nga: Imo Alikaj

By joels

Leave a Reply